Meksikë, përleshje mes policisë dhe bandave të drogës

23/04/2010 22:35

Një shkëmbim dramatik zjarri mes bandave të narkotrafikut dhe policisë ka patur një fund tragjik në qytetin e Kuidad Huarezit në Meksikë.

Sipas autoriteteve meksikane nga përpleshjet me arme kanë gjetur vdekjen 6 punonjës të sigurisë dhe një civil.

Bandat e narkotrafikut në qytetin e Kuidad Huarezit, pranë kufirit me SHBA-në, mbeten një problem serioz për sigurinë në Meksikë. Lufta ndaj tyre, megjithëse i ka kushtuar qeverisë meksikane miliona dollarë, ende nuk ka dhene efektshmërinë e pritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA