Meksikë, arrestohet bosi i narkotrafikut

23/04/2010 15:00

Një nga personat më të kërkuar të Meksikës është arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me policinë në rrethinat e Qytetit të Meksikos, që lanë të vdekur 3 persona.

Shtetet e Bashkuara kishin ofruar 2 milionë dollarë shpërblim për informatorin që do t’i conte drejt arrestimit të Gerardo Alvarez Vasquez dhe tani po kërkojnë ekstradimin e tij.

I njohur ndryshe me nofkën “indiani”, Vasquez konsiderohet përgjegjës për rritjen e shkallës së dhunës në shtetet rreth kryeqytetit meksikan, për të marrë nën kontroll kartelin Beltran Leyva.

Autoritetet meksikane deklarojnë se Vasquez, 45 vjec, u arrestua bashkë me 14 persona të tjerë të dyshuar si trafikantë droge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA