Lindja e Mesme, Netanyahu mohon marrëveshjen

23/04/2010 10:00

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka përgënjeshtruar lajmin se është në favor të një zgjidhjeje që parashikon njohjen e shtetit palestinez dhe shtyrjen e cështjes së statusit të Jeruzalemit Lindor.

Lajmi ishte publikuar nga e përditshmja izraelite “Haaretz”, ndërkohë që përgënjeshtrimi ka ardhur nga radioja ushtarake e shtetit hebre, e cila iu referohet burimeve pranë kreut të qeverisë.

Gjithashtu, Netanyahu ka injoruar sërish thirrjet e Shteteve të Bashkuara për të ndalur ndërtimet në Jeruzalemin Lindor.

Veprimi i tij vjen në një moment kur i dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme, George Mitchell ka mbërritur në rajon për bisedime të vecanta me liderët palestineze dhe izraelitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA