Liderët më popullorë, Obama në krye

23/04/2010 14:05

Barack Obama, Dalai Lama dhe Hillary Clinton janë tre personalitetet botërore më popullore, sipas një studimi të institutit “Harris”.

Sipas barometrit “World Leaders”, i realizuar në 6 vende mbi 21 personazhe politike dhe shpirtërore, Papa Benedikti XVI është vetëm i shtati.

Ati i shenjtë ka humbur mbështetjen kryesisht tek gjermanët dhe amerikanët, thotë studimi.

Ndërkohë, kryeministri italian Silvio Berlusconi renditet i 15-ti, pa ndryshuar asnjë pozicion krahasuar me vitin e kaluar. Të fundit në listë janë lideri libik Gheddafi dhe ai iranian Mahmud Ahmadinejad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA