Leterme: BE s’është i plotë pa Serbinë e Kosovën
23/04/2010 11:30
Kryeministri i dorëhequr i Belgjikës, Yves Leterme ka deklaruar se BE i ka dyert e hapura për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor.
Në një intervistë për një të përditshme serbe, Leterme është shprehur se zërat se vendet anëtare janë të lodhura nga zgjerimi, janë të pavërteta.
I pyetur se si do të zgjidhet cështja e Kosovës në procesin e afrimit të Serbisë me BE-në, Leterme ka thënë se si Serbia, ashtu edhe Kosova kanë të ardhme evropiane.
“Për Belgjikën BE nuk do të ishte i plotë pa përfshirjen e Serbisë dhe Kosovës. Si do ta realizojmë këtë dhe kur, për momentin askush nuk e di”, ka pohuar Leterme.
Top Channel