Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit në veri të Mitrovicës, ku si pasojë janë shkaktuar disa dëme materiale.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave shpërthimi është kryer përmes një sasie eksplozivi të vendosur poshtë një automjeti.

Për momentin nuk dihen ende autorët dhe shënjestra e atentatit, por mbi ngjarjen po heton policia, saktësojnë burimet.

Ato shtojnë më tej se nga shpërthimi përvec makinës, dëme ka pësuar edhe një shtëpi që ndodhej aty pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA