Policia kosovare ka cmontuar në orët e para të mëngjesit të sotëm transmetuesit e kompanive serbe të telefonisë së lëvizshme, të vendosura në disa lokalitete të Kosovës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave operacioni i njësive speciale të PK është zhvilluar në orën 05:00 dhe ka përfshirë pajisjet e Telekomit serb, si dhe të kompanive “Telenori” dhe “VIP”.

Sipas të njëjtave burime, pajisjet në fjalë ishin vendosur në Badovc, Grapanicë, Lipjan, Oliqit, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA