Koreja e Veriut konfiskon asetet e Jugut
23/04/2010 13:55
Koreja e Veriut ka njoftuar se do të konfiskojë një resort turistik në malin Kumgang, që menaxhohet nga Seuli dhe se do të përjashtojë punonjësit koreano-jugorë të tij.
Vendimi, që vjen pas ultimatumeve të shumta të bëra në javët e fundit ndaj qeverisë së Jugut, është publikuar nga agjencia koreano-veriore “KCNA”.
Sipas kësaj të fundit, regjimi i Penianit do të marrë kontrollin e strukturave dhe do të ushtrojë të drejtën për t’ia besuar menaxhimin partnerëve të rinj.
Top Channel