Klinton: Nuklearet në Europë, pas negociatave me Rusinë

23/04/2010 05:00

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton deklaroi se tërheqja e armëve bërthamore amerikane të cilat ndodhen në territorin europian do të ndodhë sipas një marrëveshje më Rusinë.

“Synimi ynë është që të arrijmë me Rusinë një marrëveshje për një transparencë më të madhe të materialeve bërthamore para tërheqjes sonë strategjike nga Europa”, deklaroi Klinton.

Në territorin europian ndodhen 240 bomba atomike amerikane të vendosura që nga Lufta e Ftohtë, pjesa më e madhë e tyre falë krizës së Berlinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA