Izrael, ligji për velon, së shpejti në Kneset

23/04/2010 14:30

Një projektligj që ka si qëllim ndalimin e velos islamike në Izrael do të paraqitet së shpejti në Parlamentin izraelit nga partia Kadima.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave nisma është ndërmarrë nga deputetja Marina Solodkin.

Sipas burimeve, pas një vizitë në Francë, Solodkin ka aprovuar nismën e presidentit Nicolas Sarkozy dhe ka menduar ta përshtasë atë edhe në Izrael.

“Veloja përbën vetëm një poshtërim për gratë dhe nuk ka të bëjë fare me moralin fetar”, ka deklaruar deputetja për një të përditshme lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA