Islandë, mbyllen 2 aeroporte

23/04/2010 03:35

Për herë të parë që nga nisja e aktivitetit të vullkanit Eyafjallajokull, autoritetet islandeze ndaluan fluturimet në aeroportin e kryeqytetit Reykjavik.

Masa u ndërmor prej autoriteteve të cilat konstatuan se fluturimet në disa pjesë të hapësirës ajrore vendase ishin me rrezik si pasoje e hirit vullkanik. Në vend nga 4 aeroporte dy prej tyre mbeten ende të hapur ndërsa dy, përfshirë edhe atë të Reykjavikut ndodhen të bllokuar.

Ndërkohë në pjesën tjetër të Europës situata në qarkullimin ajror është rikthyer në normalitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA