Irlandë, atentat me autobombë në Ulster

23/04/2010 08:00

Kthehen fantazmat e së kaluarës në Ulster të Irlandës, ku një autobombë ka shpërthyer përpara një postoblloku policie.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, sipas të cilave nga shpërthimi disa persona kanë mbetur të plagosur, por asnjëri në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, atentati u krye në kontenë e Armaghut, në Njutonhamilton.

Policia irlandeze ishte njoftuar një orë para atentatit me anë të një telefonate anonime për një makinë të braktisur.

Ndërkohë, para shpërthimit janë dëgjuar edhe disa të shtëna armësh zjarri, nga të cilat nuk rezulton të jetë lënduar njeri. Banorët e Ulsterit deklaruan se shpërthimi u dëgjua deri në dhjetë kilometra larg vendit të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA