Irak, valë atentatesh në Bagdad, 56 të vdekur

23/04/2010 15:10

Një valë sulmesh me bomba kanë tronditur sot kryeqytetin e Irakut, Bagdad, duke vrarë disa dhjetra persona dhe plagosur mbi 100 të tjerë.

Sipas informacioneve të fundit, flitet për 56 persona të vdekur nga atentatet, shumica e të cilave u krye pranë një xhamie shiite, gjatë kohës së lutjes.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve, por dyshimet bien mbi Al Kaedën dhe disa grupe sunite, të cilat në të kaluarën kanë shënjestruar xhamitë shiite.

Sulmet vijnë vetëm pak ditë pasi autoritetet irakene njoftuan se në bashkëpunim me forcat amerikane kishin vrarë tre liderë të degës së Al Kaedës në Irak.

Organizata terroriste e Osama bin Laden akuzohet për shumicën e sulmeve më të përgjakshme që kanë ndodhur në Irak në vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA