Irak, bomba në rrugë, shfaroset familja

23/04/2010 13:05

Një familje irakene e përbërë nga 7 persona është shfarrosur në Khalidija, në Irak, si pasojë e shpërthimit të 6 bombave të vendosura përgjatë rrugës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave vendi ku ndodhi ngjarja tragjike ndodhet 85 kilometra në perëndim të Bagdadit.

Të njëjtat burime shtojnë se lagjia ku ishin vendosur bombat është e banuar kryesisht nga gjykatës dhe agjentë policie.

Nga shpërthimet e njëspasnjëshme 10 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA