Duke rikujtuar faktin se qeveria e mëparshme e konservatorëve la pas një ekonomi që i ngjante një anijeje gati për t’u mbytur, kryeministri Papandreu ka deklaruar nga ishulli i Kastelorizos, se duke mos pasur asnje rrugëdalje përballë situatës së vështirë ekonomike dhe spekulimit të tregjeve financiare, vendi duhej të kërkonte përfundimisht  ndihmë nga BE-ja dhe FMN-ja. (UPDATE)

“Ështe një nevojë kombëtare dhe e domosdoshme, të kërkojmë zyrtarisht nga partnerët tanë, aktivizimin e mekanizmit mbështetës, që bashkarisht krijuam.Kam dhënë urdhër tek ministri i Financave të kryeje proceduarat e duhura”, u shpreh Papandreu.

Ne baze te opinionit te krijuar per menyren e huazimit te Greqise ,vendit me borxhin dhe  deficitin buxhetor me te madh ne Europe, tregjet financiare rriten ditet e fundit normat e interesit ne shifra te jashtezakonshme, cka vleresohet se solli edhe kerkesen per aktivizimin e mekanizmit mbeshtetes.

“Nuk diskutohet se Greqia ka nevoje per nje plan qe te dale nga kriza.Ne fakt i duhet te beje nje plan dhe te marre ate vendim.Une besoj se qeveria greke po mundohet te mos humbase koston politike” , u shpreh Vagelis Agapitos, analist financiar.

Nderkohe mbi 51% e grekeve  shprehin shqetesim per huane qe do marre vendi sidomos nga FMN. 32 % e grekeve ne nje sondazh per televizionin SKAI besojne se situata politike ne Greqi do te doje me shume se dhjete vjet qe te normalizohet situata ekonomike.

Mijera greke kane protestuar ndaj masave antikrize diten e enjte, duke paralajmeruar per trazira sociale nese qeveria do te shpalle masa te reja pas huase qe do marre nga BE dhe FMN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA