Fundoset naftënxjerrësja amerikane në Gjirin e Meksikës

23/04/2010 03:55

Është fundosur nën ujërat e Atlantikut e gjithë platforma naftënxjerrëse amerikane e cila mori flakë ditën e martë në Gjirin e Meksikës.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i Rojes Kufitare të Shteteve të Bashkuara.

Në momentin e incidentin në platformë ndodheshin 126 punonjës nga të cilët grupet e shpëtimit arritën të shoqërojnë në tokë 115 prej tyre, ku 17 përfunduan në spital pas djegieve që kishin marrë. Ndërkohë që 11 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Top Channel