Britani, zhvillohet debati elektoral për emigracionin

23/04/2010 19:00

Pas ekonomisë, emigracioni mbetet një prej cështjeve më të debatueshme gjatë fushatës elektorale në Britaninë e Madhe.

Gjatë debatit të dytë televiziz në Sky News, liderët e tre partive politike kanë parashtruar zgjidhjet e tyre nëse ata vinë në pushtet për ata mijëra emigrante ilegale. Nick Clegg i Liberal Demokratëve ka lënë të nënkuptohet se nëse ai vjen në pushtet si zgjidhje të këtij problem shikon një amisti. “Kufinjtë tanë kanë nevojë të kontrollohen akoma më shumë.Ne do t’i dërgojmë emigrantët në ato zona ku ka nevojë për ta. Por ne duhet të merremi fillimisht me ata që janë në Britani ilegalisht për t’i bërë ata pjesë te ekonomisë”, ka deklaruar Clegg.

Nëse ky propozim i Clegg behet realitet, do të bënte të mundur legalizimin e atyre mijëra shqiptarëve që jetojnë ilegalisht në Angli. Gjatë debatit ky propozim është kundërshtuar nga kryeministri Gordon Brown dhe lideri opizitës David Cameron. Brown e ka cilësuar amistinë e propozuar nga Clegg si një gabim pasi sipas tij amistia do të shërbejë si inkurajim për mijëra të tjerë për të emigruar në Britani.

David Cameron është treguar i kujdeshëm në përgjigjen e tij pasi Partia Konservatore që ai drejton është damkosur si një parti me politika kundra të huajve. “Ne kemi përftituar nga emigracioni por në vitet e fundit numri emigrantëve ka qenë shumë i lartë. Duhet të kemi kuota të caktuara për ata emigrantë që vijnë nga vëndet europiane. Ne jemi unikë ne këtë propozim” tha Cameron.

Krahas emigracionit në debat u fol edhe për cështje që kishin të bënin me Europën, operacionet kundër terrorizmit, ngrohjes globale dhe pensionet. Sipas pesë sondazheve të dryshme menjëherë pas mbylljes së debatit, David Cameron dhe Nick Clegg me nga 33% janë shpallur fitues të djekur nga kryeministri Brown.

Top Channel