Britani, Braun në sulm ndaj rivalëve

23/04/2010 00:40

U zhvillua debati dytë televiziv mes lidërve të tre partive kryesore britanike. Në debatin e mbrëmjes së enjte kryeministri aktual Gordon Braun, me shpresën për rimarrjen e një mandati tjetër, ka sulmuar rivalët e tij, konservatorin David Kamerun dhe liberal-demokratin Nik Klexh.

Braun gjatë fjalës krahasoi dy rivalët me dy fëmijet e tij.

“Nik tregohu realist, tregohu realist përballë popullit”, tha Braun pas pyetjes mbi sigurinë kombëtare.

“David ( kreu i Partisë Konservatore ) ti paraqet rrezik për ekonominë tonë. Nik ( kreu i Partisë Liberal-demokrate ), ti je rrezik për sigurinë tonë”, tha Braun në fjalën e tij.

Pak minuta pas përfundimit të debatit mes tre politikanëve sondazhet e para treguan se kundërsulmi i Braun, pas “dështimit” në debatin e javës së shkuar ndikoi fare pak tek teleshikuesit.

Britanikët do të vendosin më 6 maj për të zgjedhur ligjvënësit e tyre. Sipas sondazheve diferenca e tre partive ndërmjet njëra-tjetrës është mjaft e ngushtë dhe mendohet që për herë të parë që nga viti 1974, asnjëra prej forcave politike nuk ka për të siguruar shumicën pas 6 majit.

Top Channel