Tajlandë, tre shpërthime në qendër të Bangkokut

22/04/2010 17:30

Tre shpërthime janë regjistruar në lagjen financiare të Bangkokut në Tajlandë, ku si pasojë rreth 50 persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet tajlandeze, të cilat theksojnë se disa prej personave të lënduar kanë marrë plagë të rënda.

Ndërkohë, një zëdhënës ushtarak ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se shpërthimet janë shkaktuar nga tre granata.

Situata në kryeqytetin tajlandez mbetet e tensionuar për shkak të protestave kundër qeverisë të organizuara nga “këmishët e kuqe”, mbështetës të kryeministrit të rrëzuar Thaksin Shinawatra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA