SHBA, deputeti akuzohet për abuzime

22/04/2010 08:00

FBI dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë kanë konfirmuar sot në Uashington Post se kanë aprovuar një hetim për korrupsion ndaj deputetit demokrat të New York, Eric Massa.

Muajin e shkuar parlamentari kishte dhënë dorëheqjen nga detyra pasi ka përfunduar nën hetim nga Komisioni i Etikës së Dhomës për ngacmim seksual ndaj një bashkëpunëtori të ri që e kishte denoncuar.

Hetimi i ri rëndon pozicionin e tij. Massa dyshohet se ka ofruar shuma prej 40 mijë dollarësh për kreun e zyrës së tij elektorale dhe 39 mijë dollarë për përdorimin e një makine të përdorur në fushatën elektorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA