Obama: Pa reformë financiare, na pret kriza e radhës

22/04/2010 14:30

Presidenti amerikan Barack Obama vlerëson se pa reformë financiare, Shtetet e Bashkuara mund të ndëshkohen me një tjetër krizë.

“Eshtë kryesore që të mësojmë nga kriza që u përfshimë për të mos e përsëritur më”, thotë Obama. Këto fjalë janë pjesë e një fjalimi që presidenti do të mbajë sot në New York, por që janë nxjerrë paraprakisht nga zyra e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Duke iu referuar mundësisë për një krizë të re, Obama thekson se duhet marrë në dorë sistemi i rregullave për bankat dhe institucionet e tjera financiare.

“Unë besoj, se një sektor financiar i fortë, është ai që ndimon njerëzit që të rrisin kapitalet, të marrin hua dhe të investojnë në ekonomi”, thotë Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA