Kirgizstani, Rusia: Nuk e njohim Bakiyev

22/04/2010 17:45

Rusia ka refuzuar deklaratën e presidentit të rrëzuar të Kirgizstanit, Kurmanbek Bakiyev, se është ende kreu i shtetit.

“Bakiyev ka dhënë dorëheqjen e tij përmes një dokumenti të dërguar me faks në Bishkek dhe për rrjedhojë ky dokument nuk mund të mohoet nga një deklaratë e thjeshtë”, ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Bakiyev, i rrëzuar nga mbështetësit e opozitës dhe i detyruar të arratiset në Biellorusi, ditën e djeshme tha se nuk e njeh dorëheqjen e dhënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA