Izrael, ulen pa problem 3 avionet e nisur nga Italia

22/04/2010 00:05

Ulen pa asnjë problem në aeroportin e Tel Avivit tre avionet e nisur nga Italia për në Izrael tek të cilët ishtë përhapur alarmi se në bordin e tyre ndodheshin bomba.

Alarmi shpërtheu të mërkurën pasdite pas një telefonate anonime marrë prej autoriteteve italiane, ku njoftohej mundësia e pranisë së bombave në bordet e tre avionëve.

Mënjëherë pas alarmit forca të shumta të policisë italiane bllokuan për disa momente aeroportin “Fiumicino”, si dhe kryen kontrollet përkatëse, kontrolle këto që rezultuan në mosgjetjen e asnjë elementi kërcënues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA