Irak, burg sekret për sunitët

22/04/2010 11:05

Në Irak ekzistonte një trup i armatosur sekret, nën komandën e kryeministrit në ikje Nouri Kamal al Maliki, që ka futur në një burg sekret të Bagdadit një numër të pacaktuar personash, kryesisht sunitë, shumë prej të cilëve janë torturuar.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘New York Times’, duke shpjeguar se SHBA-të kanë detyruar Al Malikin të mbyllë strukturën.

Kryeministri ka deklaruar se nuk është në dijeni për ekzistencën e saj.

Nga burgu sekret janë lënë të lirë 71 persona, qindra të tjerë janë transferuar në struktura të tjera, por të paktën 200 mbeten sërish në ambientet e aeroportit të vjetër ushtarak të Muthanna, në veri të kryeqytetit irakian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA