Indi, protesta kundër rritjes së çmimeve

22/04/2010 01:25

Rritja e jashtëzakonshme e çmimeve në Indi ka shkaktuar vërshimin e mijërave indianëve në sheshet e vendit në shenjë proteste.

Demostruesit zbarkuan në masë në sheshet dhe rrugët e Nju Delhit për të protestuar për rritjen e çmimeve, sidomos të çmimeve të produkteve të shportës të cilat sipas ekspertëve vendas nuk janë rritur nga mosprodhimi i mjaftueshëm, ashtu siç pretendon qeveria se sa nga politikat e gabuara të ndjekura prej saj.

Protestat kanë paralizuar vendin duke shkaktuar probleme të mëdha në qarkullim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA