Armenia ngrin marrëveshjen me Turqinë

22/04/2010 17:35

Tre partitë e mazhorancës në Armeni kanë ngrirë procesin e ratifikimit të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve me Turqinë.

“Është e nevojshme të ndalim procesin e ratifikimit derisa Turqia të jetë gati ta vazhdojë atë pa vendosur kushte paraprake”, kanë deklaruar tre partitë.

Nuk ka munguar reagimi i Ankarasë zyrtare, e cila ka deklaruar se, Turqia duhet të ruajë qetësinë dhe të mos ndërmarrë reagime të menjëhershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA