Amerikanët, akses tek komandanti taleban

22/04/2010 17:45

Agjencia pakistaneze e inteligjencës ka lehtësuar kufizimet për hetuesit amerikanë, në mënyrë që ata të marrin në pyetje një nga figurat kyce të guerrilasve talebanë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat iu referohen burimeve pakistaneze të sigurisë.

Sipas këtyre të fundit, agjentët amerikanë deri më sot kishin akses të kufizuar për të arritur tek Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili u arrestua gjatë një operacioni të kryer në janar në një medrese pranë Karacit.

Mediat nga Shtetet e Bashkuara raportojnë se pala amerikane është e kënaqur me informacionet që po merr nga lideri taleban.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA