Vullkani, kompanitë ajrore humbën 1.2 mld euro

21/04/2010 10:25

Paralizimi i trafikut ajror për shkak të hirit të vullkanit islandez, u ka kushtuar kompanive ajrore më shumë se 1.2 miliardë euro humbje.

Shifra u publikua nga Shoqëria Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA.

Qarkullimi ajror po shkon gradualisht drejt normalitetit të plotë e po ashtu lajme të mira vijnë edhe nga Islanda, ku duket se aktiviteti i vullkanit është reduktuar, krahasuar me ditët e mëparshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA