Thaci shtyu vizitën në Finlandë
21/04/2010 16:35
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shtyrë vizitën e tij zyrtare në Finlandë, për shkak të vështirësive në trafikun ajror.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Thaci ishte ftuar në Helsinki nga homologu finlandez Matti Vanhanen.
Sipas të njëjtave burime, gjatë vizitës së tij Thaci do të takohej edhe me presidenten e vendit nordik, ministrin e Jashtëm, si dhe ish-presidentin Martti Ahtisaari.
Top Channel