Tajlandë, kryeministri kërkon negociata
21/04/2010 10:55
Më në fund, kryeministri i Tajlandës, Abhisit Vejajiva është dorëzuar përballë presionit të ushtruar nga “këmishat e kuqe”, duke kërkuar nisjen e negociatave.
Kreu i qeverisë që kohët e fundit është kritikuar për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, ka vënë si kusht të bisedimeve uljen e tensionit dhe protestave nga ana e manifestuesve.
Mbështetësit e ish kryeministrit Taksin Shinavatra kanë pushtuar qëndrën tregtare në Bangkok, ndërsa janë rrethuar nga qindra ushtarë të armatosur.
Top Channel