SHBA: Siria? Të gjitha opsionet në tavolinë

21/04/2010 23:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se të gjitha “opsionet janë të mundëshme përsa i përket Sirisë”, nëse vërtetohet se Damasku zyrtar ka furnizuar me raketa “Scud” militantët Hezbollah në Liban.

Deklarata ka ardhur nga një funksionar i lartë në Departamentitn e Shtetit i cili tha para Kongresit se Shtetet e Bashkuara e cilësojnë “një akt mjaft të rëndë” një transferim të mundshëm të raketave “Scud” prej Sirisë në duart e militantëve të Hezbollah.

Uashingtoni, megjithëse Hezbollah bashkëqeveris në Liban, e cilëson atë një grup terrorist që prej vitesh ndodhet në listën e organizatave “armike” të SHBA-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA