SHBA, shkatërrohet mbetja e “Cosa Nostra”-s

21/04/2010 04:35

Autoritetet amerikane njoftuan se kanë dhënë goditjen e fundit ndaj “mbetjeve” të organizatës mafioze italiane “Cosa Nostra” në Nju Jork.

Në aksionin e ndërmarrë prej FBI-së dhe policisë vendore njujorkeze u vunë nën pranga 14 persona. Ata akuzohen për pjesëmarrje dhe drejtim të organizatave të armatosura kriminale, vrasje, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik lëndësh narkotike.

Mes ta ndaluarve, policia federale njofton se ndodhet edhe Daniel Marino, 69 vjeç i dyshuar si koka e klanit mafioz dhe që akuzohet se personalisht ka kryer dy vrasje.

Të prangosurit pritet të dalin shpejt para drejtësisë amerikane. Mes tyre ndodhet edhe një femër. Të 14 personat rrezikojnë nga 5 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA