Rusia ul cmimin e gazit për Ukrainën

21/04/2010 21:50

Një zhvillim pozitiv është regjistruar mes Rusisë dhe Ukrainës. Presidentët e dy vendeve, Medvedev dhe Ianukovich kanë firmosur një marrëveshje që i siguron Kievit një ulje me 30 përqind të cmimit të gazit.

Në këmbim, flota strategjike ruse në Detin e Zi do të vazhdojë të qëndrojë në portin ukrainas të Sebastopolit, në Krime, edhe për 25 vjet.

Marrëveshja është cilësuar nga Ianukovich si e paprecedentë dhe që shënon fundin e tensionit mes dy vendeve fqinjë, që zgjaste prej 5 vjetësh.

Ulja e cmimit të gazit do t’i lejojë ekonomisë ukrainase të marrë frymë lirisht, komentojnë mediat ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA