Nga ora tetë e mëngjesit filloi regjistrimi në Internet i kërkesave për punonjës të huaj sezonalë në Itali.
Pjesa më e madhe e 80 mijë vendeve janë për punonjës në sektorin e bujqësisë dhe turizmit. Çdo vit rreth 30 mijë ndërmarrje bujqësore italiane marrin punonjes të huaj sezonale. Më të shumtit nder ata që aktualisht punojnë në bujqesi, jane shqiptare.
Kete vit parashikohet edhe hyrja e 4.000 te huajve per pune te pavarur. Behet fjale per kategori shume specifike : biznesmene qe zhvillojne aktivitete me interes per Italine, administratore apo ortake shoqerish, persona me kualifikim teper te larte ne profesione te rralla, artiste shume te njohur.E me sa duket ky do te jete dekreti i vetem per hyrjen e punonjesve te huaj.
Ministri i Puneve te Brendshme Roberto Maroni dhe ai i Punes Maurizio Sacconi ne disa takime te diteve te fundit kane perseritur se nuk parashikohen kuota vjetore per punonjesit me kontrata jo sezonale qe zakonisht jane per 150-170 mije persona. Ministri Maroni ka deklaruar disa here se “perpara se ne Itali te mberrijne punonjes te tjere nga jashte, duhet menduar per ata, italiane apo te huaj, qe kane humbur vendin e punes”.
Top Channel