Obama: Kandidati për Gjykatën e Lartë, në maj

21/04/2010 18:20

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se shpreson që të shpallë kandidatin për vendin vakant të Gjykatës së Lartë brenda fundit të muajit maj.

Obama është takuar sot me krerët e Kongresit, demokratë e republikanë, për të dëgjuar sugjerimet e tyre mbi kandidatët më të mirë për të zëvendësuar gjyqtarin John Paul Stevens, i cili ka njoftuar tërheqjen.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se personi i zgjedhur duhet të interpretojë Kushtetutën në mënyrë që të tutelojë të drejtat e të gjithëve, përfshirë gratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA