Londër, ulet avioni i parë pas 5 ditësh

21/04/2010 02:30

Avioni i parë që prej 5 ditësh u ul në aeroportin e Londrës pak minuta nga heqja e bllokadës ajrore pas hirit të vullkanit islandez.

Avioni i kompanisë “British Airways”, i nisur prej Vankuverit u ul në aeroportin “Heathrow” të Londrës mes duartrokitjeve të të pranishmëve në terminal, jo të paktë në numër si pasojë e bllokimit të qarkullimit ajror.

Ky ishte fluturimi i parë në Britaninë e Madhe pas 5 ditësh me qiej të boshatisur. Ulja e avionit u krye 60 minuta nga hyrja në fuqi e vendimit të autoriteteve britanike për rihapjen e hapësirës ajrore për shërbimet civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA