Kubë, Kisha kërkon ndryshime

21/04/2010 04:00

Kisha katolike kubaneze ka dhënë alarmin për nivelin e ulët të jetësës së qytetarëve të Kubës dhe i kërkon presidentit Raul Kastro realizimin e reformave ndryshuese.

“Vendi ynë ndodhet në situatën më të vështirë që prej një shekulli, dhe që të gjitha këto vështirësi ekonomike burojnë prej kufizimeve të socializmit praktik”, deklaroi kardinali Jaime Ortega, arkipeshkv i Havanës.

Arkipeshkvi Ortega kritikoi gjithashtu edhe anti-tubimin e organizuar prej organeve shtetërore për t’iu kundërvënë manifestimeve të “Zonjave me të Bardha”, protestë e përvitshme kjo e organizuar prej grave kubaneze të veshura me të bardha, që kërkojnë lirimin e disidentëve të burgosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA