Kolumbi, përplasen helikopterët ushtarake, 6 viktima

21/04/2010 12:55

Gjashtë ushtarakë, mes të cilëve një general kanë vdekur në Kolumbi pas përplasjes se dy helikopterëve.

Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare të ushtrisë. Sipas të dhënave, përplasja ndodhi gjatë manovrave ushtarake në momentin e uljes, jo shumë larg nga lokaliteti Caparral në distriktin e Tolimas në qëndër të Kolumbisë.

Ushtria kolumbiane mbështetet fuqishëm me bazë logjistike nga Uashingtoni për shkak të luftës ndaj bandave të drogës dhe karteleve të drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA