Lajme të mira njoftohen prej autoriteteve të mbrojtjes civile në Islandë. Sipas tyre aktiviteti i vullkanit Eyjafjallajokull, në krahasim me ditët e kaluara është zbehur ndjeshëm.
“Ka një aktivitet më të dobësuar, ç’ka ka sjellë edhe një çlirim më të vogël të hirit vullkanik në hapësirë. Edhe brenda në krater aktiviteti është dobësuar ndjeshëm”, deklaroi Rognvaldur Olafsson, inspektor i mbrojtjes civile në Reykjavik..
Për rreth shtatë ditë tashmë, vullkani Eyjafjallajokull, vendosur në pjesën akullnajore jugore të Islandës dhe rreth 120 kilometra larg nga kryeqyteti Reykjavik, ndodhet nën aktivitet duke çliruar sasi të konsiderueshme hiri vullkanit, i cili ka shkaktuar kaos në qarkullimin ajror në Europë.
Top Channel