Islandë, tjetër vullkan në prag shpërthimi
21/04/2010 12:00
Shkencëtarët thonë se vullkani në Islandë po prodhon më pak hi dhe më shumë llavë. Ekspertët arritën të parashikonin shpërthimin e vullkanit, por jo kohëzgjatjen e pasojave të tij.
Por ata paralajmërojnë se shpërthimi mund të zgjojë një tjeter vullkan ne Islandë, me emrin Katlen që është shumë më i madh se vullkani që paralizoi qiejtë e Europës.
Hera e fundit që ka shpërthyer ky vullkan ka qenë viti 1918. Në Islandë shpërthimi i Eyjafjallajokull nuk ishte shumë i madh, por reja që ngriti mbi qiejt e Europës i gjeti të papërgatitura qeveritë në marrjen e masave.
Nëse ndodh shpërthimi iKatlen, atëherë dëmet mund të jenë shumë më të mëdha nga sa mendohet.
Top Channel