Irani: Teste me raketa në Gjirin Persik

21/04/2010 22:55

Pavarësisht presioneve të ndërkombëtarëve dhe vecanërisht të SHBA-së mbi programin e tij bërthamor Irani njoftoi se duke nisur që nga dita e enjte do të rinisë testet me raketat e tij në Gjirin Persik.

Manovrat do të kryhen në ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë ajatollahu Ali Khamenei deklaroi nga Teherani se nuk do të lejojë Shtetet e Bashkuara të vendosin “dominimin e tyre djallëzor” mbi Republikën Islamike.

Megjithatë autoritetet ushtarake iraniane përgënjeshtruan raportin e publikuar prej Departamentit të Mbrojtjes në Uashington se po kërkon adoptimin e raketave interkontinetale të afta për të arritur SHBA-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA