Interpol, urdhërarrest për vajzën e Sadam Husein

21/04/2010 03:20

Interpoli ka lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar për vajzën më të madhe të ish-dikatorit të Irakut, Sadam Husein.

Raghad Husein akuzohet për mbështetje të sulmeve terroriste në Irak. Ajo që prej vitit 2006 ndodhet e strehuar në Aman të Jordanisë nën mbrojtjen e mbretit Abdullah II.

Emri i Ragdah Husein ndodhet në listën e 22 personave të kërkuar prej drejtësisë irakiane nën akuzën e mbështetjes dhe financimit të sulmeve terroriste në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA