Astronautja-mama, superstare

21/04/2010 15:00

Mediat japoneze kanë përshëndetur me ndere të denja për një star, kthimin në Tokë të Naoko Yamazaki, mamaja-astronaute e bërë në mënyrë të pavullnetshme një rast kombëtar, si modeli i ri i gruas së Sol Levante.

Shkencëtarja japoneze, në bordin e anijes “Discovery” që është ulur të martën në “Kennedy Space Center”, në Florida, gjatë kthimit nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, është pritur nga vajza Yuki, 7 vjec, dhe bashkëshorti i saj Taichi, i bërë edhe ai i famshëm në atdhe si shtëpiak me kohë të plotë.

“Jam e lumtur të dëgjoj sërish natyrën dhe bukurinë e Tokës. Arritëm të kthehemi në shtëpi, pasi kemi përfunduar misionin tonë”, është shprehur super-mamaja në një konferencë për shtyp.

Top Channel