Vullkani islandez, tjetër kërcënim

20/04/2010 02:10

Kur ende nuk ka hyrë në fuqi marrëveshja mes ministrave të Transportit të BE-së për rinisjen e fluturimeve sipas ndarjes së hapësirës ajrore në tre zona, lajme jo të mira vijnë prej vullkanit islandez Eyjafjallajoekull.

Kështu sipas autoriteteve të aviacionit britanik një tjetër re gjigante hiri vullkanik po i afrohet Britanisë së Madhe, duke paralajmëruar zgjatjen e kaosit të qarkullimit ajror në Europë.

Ndërkohë që pas lajmit nuk ka ardhur ndonjë deklaratë prej BE-së për hyrjen në fuqi të vendimit për qarkullimin ajror ashtu siç ishte parashikuar për në 08:00 të mëngjesit të së martës, apo ky urdhër do të anulohet.

Vullkani Eyjafjallajoekull, grupuar tek vullkanët mesatarë, që prej 5 ditësh ka shkaktuar çrregullime në qarkullimin ajror si dhe, sipas studiuesve, ka intensifikuar aktivitetin e tij duke shtuar edhe sasinë e hirit që lëshon në atmosferë.

Top Channel