Tajlandë, ushtria: Do përdorim plumba të vërtetë

20/04/2010 17:50

Ushtria tajlandeze e ka bërë të qartë synimin e saj për të përdorur plumba të vërtetë ndaj protestuesve anti-qeveritarë, në rrethana të caktuara.

Një zëdhënës ushtarak ka deklaruar në një konferencë për shtyp se trupat janë gati të përdorin armët e tyre në mënyrë “vendimtare”.

Më vonë, protestuesit anuluan planet e tyre për të marshuar në një lagje të qytetit të Bangkokut, duke deklaruar se dëshironin të shmangnin përplasjen me policinë.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se disa nga eksponentët kryesorë të “këmishëve të kuqe” po përgatisnin për në protesta armë artizanale, si shkopa bambuje me majë, acid dhe granata.

“Në një situatë të tillë ne nuk mund të veprojmë më me masa të buta”, ka deklaruar koloneli Sansern Kaewkamnerd për gazetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA