Reja, Polonia pezullon fluturimet

20/04/2010 10:15

Do të qëndrojë e mbyllur sot hapësira ajrore në të gjithë Poloninë. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia kombëtare e transportit ajror në këtë vend.

Po ashtu edhe Norvegjia ka vendosur të mbyllë sërish një pjesë të hapësirës së saj ajrore, ndërsa Irlanda ka vendosur të zgjasë edhe për disa orë pezullimin e fluturimeve.

Ashtu sikurse ju kemi njoftuar edhe kompania ajrore britanike British Airways ka njoftuar se anulon për sot të gjitha fluturimet e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA