Reja e hirit, OBSH: Asnjë efekt tek shëndeti

20/04/2010 17:25

Reja e hirit që erdhi si pasojë e vullkanit në Islandë nuk ka pasur deri tani asnjë impakt mbi shëndetin e banorëve të Evropës.

Lajmin e kanë bërë të ditur ekspertë të OBSH-së, sipas të cileve pluhuri i vullkanit nuk ka prekur tokën dhe për momentin nuk ka efekte tek shëndeti.

Megjithatë, eksperti Carlos Dora ka paralajmëruar se përjashtim mund të bëhet për njerëzit që jetojnë pranë vullkanit në Islandë.

Gjithashtu, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që reja të përhapet në atmosferë dhe që pluhuri i saj të prekë tokën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA