Kine, termeti shkaktoi 2046 viktima

20/04/2010 08:25

Bilanci aktual i tërmetit që goditi të mërkurën Qinghain në Kinë është 2046 të vdekur dhe 193 të humbur.

Sipas të dhënave, numri i të plagosurve është rreth 13 mijë, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve, Nova Cina.

Ndërkohë, qeveria ka njoftuar se dita e nesërme do të jetë zi kombëtare në kujtim të viktimave të tërmetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA