Kinë, përkeqësohet bilanci tërmetit

20/04/2010 03:20

Media shtetërore kineze njoftoi ditën e hënë se numri i viktimave të tërmetit 6.9 të shkallës Rihter shkoi në 2.039 persona.

Të njëjtat burime njoftojnë gjithashtu se në listën e të humburve ndodhen ende 195 persona dhe se mbi 12 mijë persona mbetën të lënduar, ndër të cilët 1400 në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Tërmeti 6.9 i shkallës Rihter u regjistrua javën e shkuar në krahinën e Tibetit ku shkatërroi edhe mbi 15 mijë shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA