Ish-lideri i Kirgizstanit, në Bjellorusi

20/04/2010 17:30

Presidenti i rrëzuar i Kirgizstanit, Kurmanbek Bakiyev ndodhet në Bjellorusi.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i këtij vendi, Alexander Lukashenko, i cili u ka dhënë fund zërave të pakonfirmuara mbi vendndodhjen e zotit Bakiyev, që u rrëzua nga pushteti nga një protestë e dhunshme nga fillimi i muajit.

Bakiyev fluturoi drejt Kazakistanit më 15 prill, por të hënën zyrtarë nga ky vend thanë se ish-presidenti ishte larguar.

Liderët e qeverisë së përkohshme në Kirgizstan kanë deklaruar se ai duhet të dalë në gjyq dhe të japë llogari për vdekjen e 80 personave gjatë protestave.

Presidenti Lukashenko ka deklaruar se Bakiyev ndodhet në Minsk bashkë me katër anëtarë të familjes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA